Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike mëngjesin e së martës, disa ditë pas Pyongyang testoi armën hipersonike. Këtë e bën të ditur autoritetet japoneze dhe ato të Koresë së Jugut.
Rojet bregdetare japoneze gjithashtu bën të ditur se panë një “objekt të ngjashëm me raketën balistike”. Kjo është kritikuar nga të dy vendet duke thënë se Veriu po e thyen marrëveshjen për moslëshim të raketave, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe disa shtete të tjera i kanë kërkuar kohë më parë Koresë së Veriut t’u japë fund “veprimeve destabilizuese”.