ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë 7 hours ago
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’ 9 hours ago
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026 9 hours ago
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve 9 hours ago
SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kush është konservatorja që sfidon Macron-in në zgjedhjet presidenciale

albnews by albnews
11 January, 2022
in Bota
0
Kush është konservatorja që sfidon Macron-in në zgjedhjet presidenciale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Valerie Pecresse i dha fund një proteste studentore për reforma në universitin e saj duke përdorur të njëjtën politikë të ndërthurrjes së konsensusit dhe guximit reformist që ajo beson se tani do ta ndihmojë të sigurojë presidencën franceze.

E zgjedhur për të kandiduar nga anëtarët e partisë konservatore “Les Republicains” muajin e kaluar, sondazhet e votuesve tregojnë se Pecresse mund ta mposhtë Presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet e prillit. Nëse ia del mbanë, ajo do të bëhet gruaja e parë në krye të shtetit francez.

RelatedPosts

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Në selinë e saj të fushatës në distriktin 17-të luksoz të Parisit, muret janë stolisur me postera kinemaje, përfshirë një të Yoda-s, të cilin ajo e quan si një sharm për fat të mirë. Pecresse, 54 vjeç, parashtroi një listë me vështirësitë me të cilat përballet Franca, të cilat tregojnë konservatorizmin e saj social dhe fiskal: kontrolli i dobët i kufijve kombëtarë, dhuna në getot te qyteteve dhe borxhet në rritje.

“Ne duhet të rivendosim rendin, si në rrugët tona ashtu edhe në llogaritë tona kombëtare”, i tha ajo agjencisë Reuters. Një ministre për arsimin e lartë dhe më pas buxhetin, gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy-së, Pecresse tha javën e kaluar se do të duhet të pastrohen lagjet problematike, ku shteti kishte humbur autoritetin dhe ku mbizotëronte paligjshmëria. Kritike ndaj Presidenti tMacron për “djegjen e arkës së shtetit” gjatë pandemisë, Pecresse ka premtuar të reformojë sistemin bujar të pensioneve të Francës dhe të shkurtojë një faturë të fryrë pagash publike – të dyja premtimet që ajo thotë se Macron nuk ka arritur t’i përmbushë.

Precresse e përshkruan stilin e saj si një kombinim të Merkel-it dhe Thatcher-it. “Jam një grua që konsultohet, vendos dhe vepron. Nga Thaçeri kam ngjashmëri në pjesën kur them se nuk jam për kthimin pas”, duke iu referuar një fraze në një fjalim të vitit 1980 kur udhëheqësja konservatore britanik refuzoi të tërhiqej nga reformat liberalizuese.

Pecresse vuri në dukje shkurtimin e qindra vendeve të punës në zyrën e saj për t’i hapur rrugën shtimit të personelit në shkollat e mesme dhe uljes së shpenzimeve. Në vitin 2020, ajo fitoi një mandat të dytë për të drejtuar rajonin e madh të Parisit. Kundërshtarët që i kanë vënë nofkën “bjondja” kanë paguar çmimin, tha ajo. Partia e saj, e cila e ka origjinën nga politikani Charles de Gaulle, dominoi politikën franceze për pjesën më të madhe të epokës së pasluftës. Por, pasi Macron riformatoi peizazhin politik në vitin 2017, ajo ka luftuar për të bashkuar fraksionet e qendrës së djathtë dhe atyre konservatore.

Sondazhet e opinionit e tregojnë atë në një garë të ngushtë me Marine Le Pen, udhëheqëse e ekstremit të djathtë tradicional. Sondazhet sugjerojnë se ajo do të ishte kundërshtarja më e rrezikshme për Macronin. Lindur në një lagje të pasur të Parisit dhe shkolluar në universitetin elitare të Francës ENA për politikanë dhe nëpunës civilë, Pecresse është e moderuar në një parti konservatore. Pecresse ka ashpërsuar gjuhën e saj për imigracionin dhe identitetin, duke kërkuar të neutralizojë kërcënimin nga Le Pen, premtimi i të cilës për të “shpëtuar Francën” nga Islami ka polarizuar Francën. Ajo thotë se do t’i japë fund të drejtës automatike të nënshtetësisë franceze për të huajt e lindur në Francë dhe do të ashpërsojë dënimet gjyqësore në vendet ku policia ka humbur kontrollin. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

5 December, 2025
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

5 December, 2025
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

5 December, 2025
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result