ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper 10 hours ago
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit 11 hours ago
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018 11 hours ago
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini 11 hours ago
Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA: Aleatët e NATO-s, të bashkuar para bisedimeve me Rusinë

albnews by albnews
11 January, 2022
in Bota
0
NATO publikon filmin rreth ndërhyrjes në Kosovë më 1999, s’kishte tjetër rrugëdalje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një zyrtare amerikane tha se anëtarët e NATO-s “qëndrojnë të bashkuar” para bisedimeve me Rusinë mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, teksa shqetësimet janë rritur mbi një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës.

Të 30 anëtarët e Aleancës ushtarake perëndimore do të takohen me zyrtarët rusë më 12 janar në Bruksel, për të biseduar për kërkesat e Moskës lidhur me garancitë e sigurisë, por edhe për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

RelatedPosts

Incidenti/ Dronët i afrohen avionit të Zelenskyt në Dublin

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Rusia po kërkon që NATO të ndalë zgjerimin nga lindja dhe të tërheqë prapa përparimet e bëra që prej viteve 1990 në Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Është bërë krejtësisht e qartë që asnjë aleat brenda aleancës së NATO-s gjatë bisedimeve nuk do të heqë dorë nga çdo gjë që lidhet me politikën e NATO”, për pranimin e anëtarëve të rinj, tha më 11 janar ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

“NATO është e hapur dhe e përkushtuar për një dialog të mirëfilltë reciprok me Rusinë”, tha ajo.

“Në të njëjtën kohë, ne qëndrojmë të bashkuar për të penguar kërcënimet kundër aleatëve të NATO-s dhe agresionit rus kundër partnerëve tanë në Evropë”, shtoi Smith.

Rusia ka grumbulluar pothuajse 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe në Gadishullin e okupuar ukrainas të Krimesë. Këto lëvizje, sipas Shteteve të Bashkuara, mund të jenë përgatitje për pushtimin e Ukrainës.

Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se grumbullimi i trupave ruse mund të jetë një përpjekje për t’i bërë presion SHBA-së dhe aleatëve evropianë që të bëjnë koncesione.

Smith ripërsëriti thirrjen e SHBA-së për Rusinë që të shtensionojë situatën duke tërhequr trupat dhe duke u angazhuar në diplomaci.

NATO më 2008 ishte zotuar se do ta pranonte Ukrainën dhe Gjeorgjinë – dy shtete ish-sovjetike që janë në kufi me Rusinë – në Aleancë në të ardhmen.

Rusia e ka cilësuar “vijë të kuqe” anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Shumë analistë vlerësojnë se anëtarësimi i Kievit në NATO mund të ndodhë pas një dekade. /REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

4 December, 2025
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

4 December, 2025
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

4 December, 2025
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result