Provinca kanadeze e Quebec do t’ju vendosë taksë shëndetësore banorëve që nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Quebec, që ka raportuar numrin më të madh të viktimave me COVID-19 në Kanada, aktualisht po lufton me një rritje të rasteve.
Të martën, kryeministri i Quebec, Francois Legault njoftoi se zona do të ishte e para në vend që do të penalizonte financiarisht të pavaksinuarit.
Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Quebec nuk janë vaksinuar, por përbëjnë gati gjysmën e të gjitha rasteve spitalore.
Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 85 për qind e banorëve të Quebec ishin vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës deri më 1 janar.
Kryeministri Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një “kontribut”.
Tarifa ende nuk është vendosur, por do të jetë “e rëndësishme”, tha ai.