ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 1 hour ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 1 hour ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 2 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 2 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Peach: Aktorë të tjerë po mundohen të destabilizojnë rajonin, Shqipëri-Britani bashkë në fushën e sigurisë

albnews by albnews
12 January, 2022
in Albania, UK
0
Peach: Aktorë të tjerë po mundohen të destabilizojnë rajonin, Shqipëri-Britani bashkë në fushën e sigurisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Shqipëria dhe Britania kontribuojnë në çështjet e sigurisë rajonale, në një kohë kritike kur aktorë të tjerë po mundohen të destabilizojnë rajonin”.

Ka qenë kjo deklarata e të dërguarit të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar (MB), për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, pas vizitës së tij në Shqipëri, në kuadër të 100 vjetorit të  marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Ndërsa shtoi se “mbështesim nisma rajonale që ndihmojnë vendet e Ballkanit në rrugën e tyre euroatlantike”.

“Roli im përfshin punën me partnerët tanë për të promovuar sigurinë rajonale”, tha ai, “për të mbështetur institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapur”.

“Si dhe për të ndihmuar në luftën ndaj krimit të organizuar”.

Edhe të hënën e 10 janarit, Peach ka deklaruar për nismën “Open Balkan”, se “do ta mbështesim për sa kohë kjo iniciativë nuk krijon konkurrencë”.

Ndërsa ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe diplomatët e rinj, Peach tha se “e respektojmë sovranitetin e Shqipërisë”.

“Këto janë iniciativa që do të jenë komplementare ndaj njëra-tjetrës dhe nuk duhen parë në garë mes atyre që kanë ekzistuar dhe këtyre të reja”, tha ai.

Marrëveshjet e Open Balkan

Më 29 korrik, tre liderët – asokohe me kryeministrin Zaev – u takuan në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku e cilësuan nismën e tyre si Open Balkan (Ballkani i Hapur).

Ata firmosën disa marrëveshje. Marrëveshja e parë dhe më e rëndësishme është ajo e tregtisë së lirë midis tre vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2023 do të hyjë në fuqi kalimi tërësisht i lirë i qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e dytë është ajo në kuadër të “agjendës së gjelbër”.

Në të përfshihet mbrojtja dhe shpëtimi nga katastrofat natyrore për Ballkanin Perëndimor.

Kjo agjendë synon njëkohësisht njehsimin me agjendën evropiane.

Memorandumi i përket lirisë së punës në tre vendet.

Për shkak se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ende nuk e kanë përshtatur legjislacionin me atë të Shqipërisë, pritet që ky memorandum të kthehet në marrëveshje, pasi dy vendet e tjera ta kenë përafruar ligjin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result