ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 1 hour ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 1 hour ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 1 hour ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 2 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha takon me të rinj e Tiranës: T’i japim fund tranzicionit 30-vjeçar

albnews by albnews
15 January, 2022
in Albania
0
Basha takon me të rinj e Tiranës: T’i japim fund tranzicionit 30-vjeçar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së shtunës në Tiranë, një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD, në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri.

Në fjalën e tij para të rinjve, Basha vuri theksin se koncepti i politikës është ndryshimi dhe përmirësimi. “Ne duhet t’i japim fund tranzicionit 30-vjeçar”, tha ai.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

“Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orwellin, meqë jeni dhe studentë të gazetarisë”, u shpreh Basha.

“Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Sa të tjerë kemi jashtë Shqipërisë, që nuk dallojnë fare as në aftësi, as në talent as në produktivitet nga bashkëmoshatarët e tyre të lindur dhe të rritur, siç i thonë me lugë floriri, apo në kushte shumë të mira në Angli, në Itali, në Gjermani, në Itali, në Greqi, në Francë, në Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo do të thotë që në thelb nuk ka asgjë gabim me rininë shqiptare, përkundrazi, kur ia del në kushte kaq të vështira, imagjinoni po t’u jepen mundësitë. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim. Sot dua ta ndaj në dy mënyra të cilat i kuptoni, për shkak të se me to ballafaqoheni çdo ditë. Një shoqëri ku ecën përpara për shkak të aftësive të tua Gisela, jo për shkak se kë njeh dhe vajza e kujt je”, theksoi ai.

“Kjo është shoqëri në të cilën i jepet mundësia të ecin përpara sipas aftësive të veta. Dhe ata që nuk i kanë këto aftësi, se jo çdokush i ka aftësitë të ecë përpara, për ta shoqëria kujdeset, nuk i lë prapa, nuk i lë në rrugë pa shtëpi, nuk i lë të hanë në kazanët e plehrave. Po shumica dërrmuese i kanë aftësitë të ecin përpara, për atë që janë, për atë që përfaqësojnë. Dhe këtë e garanton ligji, e garanton barazia para ligjit. Dhe për këtë përgjigjen politikanët. Të cilët, siç e keni parë në perëndim, edhe për një sanduiç që e kanë blerë me lekët e shtetit, japin dorëheqjen”, tha Basha./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result