ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 1 hour ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 1 hour ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 1 hour ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 1 hour ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha dhe Basha vazhdojnë ‘betejën’ në terren

albnews by albnews
16 January, 2022
in Albania
0
Berisha dhe Basha vazhdojnë ‘betejën’ në terren
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha këtë të diel do të dalin të dy në terren. Mësohet se Berisha do të jetë në Shkodër, kurse Basha në Fier. Ndonëse në qytete të ndryshme të dy do të zhvillojnë takime me demokratët të njëjtën orë, në 11:00.

Pas protestës së dhunshme më 8 janar në selinë blu, Basha mori masa ndëshkuese ndaj të 28 anëtarëve të Komisionit të Rithemelit të PD, strukturë e ngritur nga Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor nga Berisha, për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja, por që nuk njihet nga kryetari Basha dhe institucionet e kësaj partie.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Përveç Berishës, përjashtimi i menjëhershëm nga PD, prek dhe 8 emra të tjerë, mes të cilëve edhe ish presidentin Bujar Nishani apo dhe tre deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Ndërsa për 19 të tjerë, është vendosur pezullimi i menjëhershëm nga anëtarësia si dhe nga funksionet e tjera në parti.

Pas vendimeve me dorë të hekurt ndaj “kundërshtarëve” brenda partisë, Basha ka marrë dhe disa vendime të rëndësishme dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Përveç ndryshimeve të ardhur si pasojë e asaj që ndodhi më 8 janar, me vendim të Bashës drejtimi i Grupit Parlamentar i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, duke hequr kështu nga detyra Alfred Rushajn. Lajmin u bë i ditur nga Basha në një mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku zoti Rushaj nuk ishte i pranishëm.

Deri tani vetë ish-kreu i grupit parlamentar nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk dihet ende nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në Partinë Demokratike, në ndonjë detyrë a projekt tjetër.

Në Këshill Basha zëvendësoi edhe disa nga të përjashtuarit e tjerë. Nënkryetar i Kuvendit dhe i partisë do të jetë Agron Gjekmarkaj. Grida Duma në krye të Komisionit të Shëndetësisë në vend të Albana Vokshit, Flutura Açka do të marrë drejtimin e Komisionit të Arsimit, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve në vend të Oerd Bylykbashit, do të jetë Dhurata Çupi. Një detyrë i është caktuar edhe Xhelal Mziut, si sekretar i buxhetit.

Teksa të hënën pritet të rikthehet në Kuvend, Berisha theksoi se tashmë aksioni i tij politik do të bazohet në dy lloje takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve. Takimi me demokratët e Shkodrës do të jetë rifilimi i një turi me demokratët në të gjithë vendin të Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Tashmë “beteja” mes tyre do të zhvendoset edhe në terren.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result