Atalanta dhe Interi kanë ndarë pikët duke luajtur baras të dielën, 0:0.
Skuadra nga Bergamo arriti ta ndalë serinë e Interit prej tetë fitoreve në Serie A. Takimin e dominoi kampioni në fuqi, Interi, që krijoi mori rastesh por nuk arriti t’i konkretizonte.
Edin Xheko, Marcelo Brezoviq dhe Alexis Sanchez provuan, por pa sukses.
Te Atalanta i rrezikshëm u tregua Luis Muriel.
Berat Gjimshiti luajti 90 minuta në këtë takim tek Atalanta.
Pas këtij barazimi Interi është lider në Serie A me 50 pikë, dy më shumë se Milani që është në pozitën e dytë.
Atalanta është në vendin e katërt me 42 pikë.