ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha 7 hours ago
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar! 7 hours ago
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person! 7 hours ago
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat 9 hours ago
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ministrja shqiptare në OKB flet për përdhunimin dhe vrasjen e grave gjatë luftës në Kosovë

albnews by albnews
18 January, 2022
in Albania, Kulture
0
Ministrja shqiptare në OKB flet për përdhunimin dhe vrasjen e grave gjatë luftës në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Gratë sot duhet të luftojnë ende për gjërat më thelbësore. Ende kundërshtohet roli i grave në arritjen e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura. Krenare që barazia gjinore është prioritet i lartë për qeverinë shqiptare. Shqipëria është ndër 5 vendet me barazi gjinore të balancuar në qeveri. 75% e posteve ministrore janë të mbajtura nga gratë”, ka deklaruar Xhaçka.

RelatedPosts

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

Ndër të tjera, ministrja ka thënë se “Gratë, Paqja dhe Siguria, janë prioritet i yni në KS.”

Deklarata e plotë:

Është një nder i madh për mua që të jem Ministrja e Parë e Jashtme Shqiptare, që adresoj Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm i këtij organi të rëndësishëm. Por ajo që e bën këtë rast dhe më të veçantë për mua dhe vendin tim është çështja që po adresojmë sot: Gratë, Paqja dhe Siguria, një çështje që është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

Dua të falenderoj kolegen Norvegjeze dhe Presidencën e Norvegjisë për këtë mundësi. Gjithashtu dua të falenderoj Komisioneren e Lartë Bachelet për fjalën e saj. E njoh angazhimin e saj personal për këtë kauzë.

Gjithashtu dua të falenderoj Ms. Yaftali dhe Ms. Asoka për perspektivat nga terreni që ishin veçanërisht shumë informuese.

Kam punuar për këtë agjendë për disa kohë tanimë si politikane, por gjithashtu edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Dhe gjatë gjithë këtyre viteve një mendim më ka shoqëruar në mënyrë konstante: Si është e mundur që gratë duhet akoma të luftojnë për diçka kaq elementare si barazia, e për të njëjtat të drejta si burrat që janë gjysma tjetër e popullsisë?

Është e ndërlikuar, që edhe në kohën ku jetojmë barazia e të drejtave, e përfaqësimit, edukimit dhe mundësive nuk janë të mirëqena nëse je grua. E për më tepër edhe e drejta për të marrë pjesë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë nuk merret si e mirëqenë nëse je grua.

Është një e vërtetë e trishtuar e historisë, por është gjithashtu një e vërtetë e trishtuar e ditëve dhe epokës tonë që ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre. Nuk e them këtë si një slogan klishe. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura.

Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik.

Dhe këtë e shikojmë në të gjitha konfliktet kudo në botë nga Afganistani në Jemen, nga Mianmar në Etiopi, në Siri ose përndjekja që iu bëhet aktivistëve në Bjellorusi.

Aktivistet gra përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen ndalimet arbitrare, rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje nga autoritetet qeveritare, jo vetëm për shkak të rreziqeve të zakonshme që vijnë me aktivitete e tilla në zonat e konfliktit, por edhe për faktin që janë gra.

E megjithatë, unë e di se ka rezistencë që gratë të luajnë rol në mënyrën se si arrihet paqja. Se si zgjidhen konfliktet.

30 vjet më parë, kur vendi im filloi rrugën e tij të gjatë dhe të vështirë drejt rindërtimit nga dekada izolimi dhe rrënimi nën një regjim jashtëzakonisht radikal komunist, ne bëmë të njëjtin gabim. I mohuam gruas rolin në rindërtim, në pajtim, në procesin e hedhjes së themeleve të Shqipërisë tonë të re. Ne kemi paguar për atë gabim. Por edhe kemi mësuar prej tij.

Jam krenare që barazia gjinore është një prioritet i lartë për Qeverinë Shqiptare, jo vetëm me fjalë dhe politika, por edhe me veprime e arritje konkrete. Shqipëria renditet aktualisht ndër 5 qeveritë e para me barazi gjinore të balancuar, me 75% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë. Një përqindje e ngjashme e posteve ekzekutive të nivelit të lartë dhe të mesëm, si dhe disa nga postet kryesore më të larta publike – duke përfshirë institucionet e pavarura, agjensitë, departamentet në fusha kyçe të shtetit – mbahen nga gratë.

Ne kemi përfituar. I gjithë vendi ka përfituar.

Kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta bëjmë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin tonë kryesor. Në këtë frymë, ne iu bashkuam Norvegjisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Nigerit, në Deklaratën e Angazhimeve të Përbashkëta për ta bërë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin kryesor gjatë Presidencave tona në KS.

Megjithatë, ne e dimë se pjesëmarrja dhe mbrojtja ecin paralelisht. Për këtë arsye unë do të doja të përqendrohesha në 4 pika kryesore:

Së pari, të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së.

Së dyti, të krijojmë mekanizma financimi fleksibël të afta për të vepruar shpejt dhe për t’u përgjigjur me shpejtësi kur gratë lidere përballen me kërcënime dhe akte ndëshkimore – Krijimi i Dritares së Financimit për Gratë Aktiviste të të Drejtave të Njeriut më herët sot është një zhvillim pozitiv dhe Shqipëria do të japë kontributin e saj për fondin.

Së treti të rrisim fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave dhe për organizatat e lëvizjet e te drejtave të grave të udhëhequra nga gratë, në zonat delikate dhe të prekura nga konflikti.

Së katërti, të rrisim llogaridhëniën në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Këshilli duhet të luajë një rol thelbësor në këtë drejtim. Një rol vendimtar. Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Faleminderit!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

2 November, 2025
Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

Edi Rama në homazhet për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur e admiruar!

2 November, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

Homazhet për Fatos Nanon, flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person!

2 November, 2025
Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

Slot flet pasi Liverpooli i dha fund serisë së humbjeve: Ishim me fat

2 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result