Kryeministri britanik Boris Johnson ka mohuar “kategorikisht” se ai ishte paralajmëruar se një ndejë ishte në kundërshtim me rregullat anti-COVID.
“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, ka thënë ai.
Por, një zyrtar pati thënë se e kishte paralajmëruar kryeministrin për rregullat, raporton BBC.
Kur u pyet nëse do të jep dorëheqje nëse zbulohet se ai ka mashtruar deputetët, Johnson tha se “Të shohim se çfarë raporti thotë”.
“Mund t’ju them kategorisht se askush nuk tha se kjo ishte diçka kundër rregullave, se thyente rregullat kundër COVID-it”.
Udhëheqësja e deputetëve të partisë Laburiste, Angela Rayner, ka thënë se “Boris Johnson qartazi e di se është fundi i rrugës”.