ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 11 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 11 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 11 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 11 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: Zgjedhjet e pjesshme vendore më 27 shkurt ose 6 mars

albnews by albnews
20 January, 2022
in Albania
0
Meta: Publikimi i të dhënave personale cënon sigurinë e qytetarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se, zgjedhjet e pjeshshme vendore mudn të mbahen në datat 27 shkurt ose 7 mars.

Duke folur për sitautën e krijuar në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, Meta u shpreh se, “arrogancë dhe brutalitet i papranueshem dhuna e përdorur ndaj qytetarëve në aksionin për prishjen e banesave në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. I kam bërë thirrje Avokatit të Popullit të ndërhyjë për këtë situatë të papranueshme”

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Meta shtoi se, “kjo arrogancë e skajshme e Qeverisë ndaj qytetarëve është e përsëritur”.

Për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore, Meta u shpreh se, “nesë do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi”.

Meta gjithashtu u shpreh se mori garanci nga Balla se Partia Socialiste nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Mora garanci nga z.Balla qe Partia Socialiste nuk do t’i bojkotoje zgjedhjet e pjesshme vendore”, tha Meta.

Meta u shpreh se, “do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”.

I pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhje,  Meta tha se, “opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend. Opozita është populli, janë qytetarët. Unë nuk e caktoj dot se kush është dhe kush do të jetë opozita”.

“Unë për PD kam vetëm një këshille: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush.  Zgjidhja për situaten në PD është vota”, tha Meta.

Sa i përket qëndrimit të SHBA, Meta tha se, “SHBA janë vendi i lirisë dhe demokracisë. SHBA janë partneri kryesor i Shqipërisë. Mos i zvogëloni SHBA me histori të tjera. SHBA është vendi i Xhejms Bejker që tha kur ra komunizmi se tani është koha të zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj”.

“Kurrë në bote nuk mund të ketë SHBA një problem me mua. Dhe e dini pse? Sepse nëse ka një politikan në Shqipëri që kurrë nuk i ka gënjyer SHBA, është Ilir Meta”, tha presidenti.

I pyetur në lidhje me fjalët për një shpallje të mundshme non-grata nga SHBA, Meta tha se, “Non grata? Mua më vjen për të qeshur me këtë ccështje. Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohë jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as në të bardhë, as në të zezë për të bërë foto me Presidentë të SHBA. Ilir Meta ka zero probleme me SHBA”.

“Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Këtë une ja u kam bërë të qartë të gjithëve”, tha Meta.

Meta theksoi se, “janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë”.

“Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër”, tha Meta.

Për zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e opozitës, Meta tha se, “si do fitonte një opozitë që ja la gjithë fushën e saj mazhorancës! Si do fitonte një opozitë që i kaloj të gjitha koncesionet e mazhorancës!  Si do fitonte një opozitë që e la gjithë pushtetin lokal mazhorancës dhe që nuk kishte një komunikim me kandidatët e saj!”.

“25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë. Komplotistët tani janë evidentuar qartë”, tha Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result