ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 9 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 9 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 9 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 10 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Agjendë e fshehur në Ballkan?!”/ Ekspertja për DW: Turqia po konsolidon pozitat me mjete të forta

albnews by albnews
20 January, 2022
in Bota
0
“Agjendë e fshehur në Ballkan?!”/ Ekspertja për DW: Turqia po konsolidon pozitat me mjete të forta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin.

Deutsche Welle:Zonja Demirtas, vizita e presidentit turk Erdogan shkaktoi një debat të madh në Shqipëri. Për disa ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Cila palë ka të drejtë? 

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Prof. Birgül Demirtaş: Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit. Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo vetëm diplomacinë klasike, por edhe diplomacinë ekonomike, diplomacinë kulturore, diplomacinë shëndetësore, sizmike dhe – kohët e fundit – edhe diplomacinë e qyteteve. Kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me përpjekjen për pushtet dhe hegjemoni.

Cilat janë motivet e angazhimit turk në Ballkan?

Ballkani perceptohet nga vendimmarrësit në Ankara si një shtrirje transnacionale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale. Ka ngjashmëri kulturore dhe shumë lidhje njerëzore. Vlerësohet se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri. Shumica emigruan në Turqi pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923. Ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme ballkanike dhe rumeliane dhe përpiqen të ndikojnë në politikat e Turqisë ndaj Ballkanit. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ka ndikim edhe në Turqi.

Birgül Demirtaş
Birgül Demirtaş, profesore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman në Stamboll

Për shembull? 

Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë. Ishte Turqia ajo që ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit që humbën shtëpitë nga tërmeti, ishte Turqia që jo vetëm dërgoi ndihmë mjekësore gjatë pandemisë, por ndërtoi edhe një spital në Fier në 2021. Janë vetëm disa shembuj këto nga kohët e fundit. Turqia ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e falënderoi presidentin turk për këtë. Por kjo ndihmë ka edhe çmime. Shqipëria nënshkroi kontratë për blerjen e droneve dhe presidenti turk bëri thirrje të qartë për mbështetje në luftën kundër gylenistëve. Vizita e fundit e presidentit turk dëshmoi se çështja FETÖ është ende një çështje e rëndësishme mes Ankarasë dhe Tiranës. Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë e palës turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare.Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare. Nga ana tjetër, Turqia  kohët e fundit e ka shtuar eksportimin e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishëm se qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidojë rolin e Turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power). Ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.

Türkei | Recep Tayyip Erdogan trifft Aleksandar Vucic
Në foto: Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan me presidentin e Serbisë, Alexander Vucic.

Turqia po konsolidon pozitën e saj në Ballkan, thotë Demirtas.

A është Turqia konkurrente e BE-së në Ballkan? 

Politikëbërësit turq kanë deklaruar shpesh se Ankaraja mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet transatlantike. Edhe studimet e mia shkencore kanë treguar se Turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrentë në Ballkan, por aktorë plotësues. Pra, ekziston një fushë e gjerë bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan. Por ky potencial nuk shfrytëzohet për shkak të problemeve politike aktuale mes Turqisë dhe BE-së.

Si mund të bëhet ky bashkëpunim?

Ka shumë fusha, ku diplomacia turke është aktive në Ballkan. Një shembull i mirë është nisma më e fundit e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, që bashkon 40 qytetet ballkanike, Nisma e njohur si B40 u lancua në nëntor 2021 dhe synon të kontribuojë për paqen rajonale duke punuar së bashku për të adresuar sfida të ndryshme globale./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result