Sot është ndarë nga jeta ish-futbollisti i shquar i Skraparit, Astrit Guri.
Presidenti Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Guri, duke theksuar se ai i dhuroi emocione dhe kujtime të paharruara komunitetit në vitet ’70-’80.
“Mirënjohje për kujtimet e paharruara dhe emocionet, që i dhuroi në veçanti komunitetit tonë në vitet ’70-’80, si dhe për personalitetin e shkëlqyer sportiv që krijoi duke u bërë një shembull frymëzimi për më të rinjtë”, theksoi Meta në mesazhin e ngushëllimit.
“Ngushëllime familjes së dashur Guri, miqve, bashkëlojtarëve dhe komunitetit të Skraparit, që do ta kujtojë gjithmonë me nderim! Të prehet në paqen e merituar!”, u shpreh më tej presidenti Meta./ATSH/