Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vazhdojë të mbështesë fort marrëveshjen bërthamore iraniane, theksoi sot një burim diplomatik britanik, para një takimi të dielën mes kryeministrit britanik dhe presidentit amerikan Donald Trump, kundërshtar i marrëveshjes, në kuadër të G7-s.
“E di se ekzistojnë zëra që ne do të ndryshojmë qëndrimin tonë në takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, por nuk do të ketë ndryshime radikale në qasjen tonë”, theksoi Boris Johnson një ditë para samitit të G7-s që do të zhvillohet në Biarritz.