Mesha e Hyrjes së Arqipeshkvit të ri, të pranishëm Meta, Basha dhe Rama me Lindën

albnews
By
1 Min Read

Në një ceremoni të zhvilluar këtë të shtunë, Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Arjan Dodaj do të marrë detyrën.

Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë edhe krerët e politikës shqiptare. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Po ashtu në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputeti socialist, Erion Braçe, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës ndërsa Papa emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj.

https://www.facebook.com/dosja.alb/videos/800696494219850
Share This Article