Berlusconi tërhiqet nga kandidatura për president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vendosur të tërheq kandidaturën për president.

Ai u shpreh se ka hequr dorë nga kandidatura e tij në emër të kërkimit të unitetit të vendit.

“Kam vendosur të hedh një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, të tërhiqem nga kandidatura. Unë do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë në vitet e fundit duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk gjejnë asnjë justifikim që kombi nuk mund t’i përballojë sot”, deklaroi ai.

Berlusconi siguroi mbështetjen e partive të djathta në Itali, mirëpo kjo hasi në kundërshtim me të majtët, që u pozicionuan qartë kundër kandidaturën së tij.

“Një zgjedhje vendimtare, Berlusconi i bëri një shërbim të madh Italisë dhe qendrës së djathtë, e cila tani do të ketë nderin dhe përgjegjësinë të avancojë propozimet pa asnjë veto nga e majta”, ka thënë lideri i Legas, Matteo Salvini, pas vendimit të Berlusconit.

Share This Article