ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit 1 minute ago
Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët 4 minutes ago
NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar 6 minutes ago
“Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit 8 minutes ago
Misteri ende ekziston, a e ka hequr Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini? 11 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Departamenti Amerikan: Etiketimi “Non grata” për Berishën nuk ka kthim pas

albnews by albnews
29 January, 2022
in Albania
0
Departamenti Amerikan: Etiketimi “Non grata” për Berishën nuk ka kthim pas
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit. Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtetet e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit?

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë  aplikuar për vizë më parë. I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar  të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e  Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Por duke iu kthyer deklaratave të zotit Berisha për tërheqjen e vendimeve në disa raste nga qeveria amerikane, RTSH e pyeti sërish Departamentin Amerikan të Shtetit mbi pretendimet e ish kryeministrit shqiptar, duke marrë si përgjigje dallimin mes vendimeve të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

“Z. Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre” tha zëdhënësi.

Në deklarimin e zëdhënësit sa më sipër, rezulton se z. Berisha i referohet vendimeve te Departamentit të Thesarit për rastet e tërheqjes se vendimeve të mëparshme, ndërkohë që vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit. Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur në dhjetor të vitit të kaluar specifikoi./RTSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit

Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit

17 November, 2025
Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët

Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët

17 November, 2025
NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar

NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar

17 November, 2025
“Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

“Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result