ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 9 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 17 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 17 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 17 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tetë zona të reja të kalimit kufitar Kosovë – Shqipëri

albnews by albnews
30 January, 2022
in Albania, Kosova
0
Tetë zona të reja të kalimit kufitar Kosovë – Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas ratifikimit të marrëveshjes nga parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës, do të krijohet një entitet territorial-administrativ, i njëjtë 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës, ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas të të dyja vendeve

Në Parlamentin e Shqipërisë është dërguar për ratifikim marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje të firmosur më 26 nëntor 2021, Zona kufitare e lëvizjes së lirë të banorëve me leje të trafikut lokal kufitar është deri në 30 km brenda territorit të palëve nënshkruese.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Ndërkohë, që qendrat e banuara të palëve nënshkruese, të zonës kufitare janë përcaktuar në Protokollin Zbatues të kësaj marrëveshjeje. Me qëllim lehtësimin e qarkullimit lokal kufitar, zonat e reja të kalimit kufitar do të jenë: Padesh — Koshare, Zherkë — Babaj Bokës, Zogaj — Babaj Bokës, Dobrunë — Gerqinë, Vlahën — Kushnin, Kishaj — Planejë, Bardhoc-Breznë, Pakisht-Kërstec, Orgjost-Orçushë, Borje-Globoçicë dhe Turaj-Restelicë.

Në relacionin e Qeverisë shqiptare drejtuar Kuvendit, thuhet se marrëveshja me qëllim lehtësimin e qarkullimit lokal kufitar është iniciuar në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të të dyja qeverive, me qëllim thjeshtëzimin e lehtësimin e procedurave dhe të masave të lidhura me regjimin e trafikut kufitar lokal e të lejeve për këtë qëllim përgjatë kufirit. Kjo marrëveshje synon ta lehtësojë qarkullimin e banorëve të zonës kufitare, të cilët kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën kufitare të palës tjetër, me kusht që kohëzgjatja e qëndrimit të tyre të mos jetë më e gjatë se 90 ditë brenda 180 ditëve.

Banorët e zonës kufitare do të lejohen të kalojnë kufirin tokësor në bazë të regjimit të trafikut lokal kufitar, me kusht që: të posedojnë një dokument të vlefshëm identifikimi; të posedojnë lejen e trafikut lokal kufitar; të mos jenë subjekt i një mase të ndalimit të hyrjes në territorin e palëve nënshkruese ose që nuk përbëjnë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare. Në bazë të marrëveshjes së firmosur në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, termi “zonë kufitare” nënkupton zonën që arrin jo më shumë se tridhjetë 30 kilometra nga kufiri tokësor. Ndërkohë që “banorë të zonës kufitare” nënkupton shtetasit e të dyja palëve nënshkruese që janë banorë në zonën kufitare për një periudhë të caktuar në këtë marrëveshje, që duhet të jetë së paku një vit, shkruan KOHA.

Ndërsa “trafiku lokal kufitar” nënkupton kalimin e rregullt të pikës së kalimit kufitar apo edhe jashtë pikës së kalimit kufitar, ashtu siç përcaktohet me këtë marrëveshje, nga banorët e zonës kufitare, me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palës tjetër nënshkruese, për arsye sociale, kulturore, arsimore, familjare, shëndetësore ose arsye të vërtetuara ekonomike, për një periudhë që nuk tejkalon afatin kohor të përcaktuar në këtë marrëveshje.

“Leja e trafikut lokal kufitar” nënkupton një dokument të veçantë që u jep të drejtën banorëve të zonës kufitare ta kalojnë pikën e kalimit të kufirit dhe jashtë tyre dhe të qëndrojnë në zonën kufitare të palës tjetër nënshkruese në përputhje me dispozitat e kësaj marrëveshjeje. Në lejen e trafikut lokal kufitar sipas regjimit të trafikut lokal kufitar nuk aplikohet vendosja e vulës së hyrjes dhe daljes. Gjatë kryerjes së verifikimit kufitar të banorëve kufitarë që janë të pajisur me leje të trafikut lokal kufitar, nuk është e nevojshme të vërtetohet qëllimi i hyrjes ose posedimi i mjeteve të mjaftueshme financiare për jetesë.

Pas ratifikimit të marrëveshjes nga parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës, do të krijohet një entitet territorial-administrativ, i njëjtë 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës ku shtetasit në të dy anët do të përfitojnë shërbime të njëjta si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas të të dyja vendeve.

“Janë rreth 300 mijë banorë, që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky lehtësim. Do të thotë që mund të ndjekin lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojnë të punojnë në të dy anët e kufirit, pa pasur nevojë për asnjë dokument, për asnjë leje, pra me një qarkullim krejtësisht të lirshëm”, tha ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi.

Ndërsa për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit do t’u japë një impuls të ri ekonomisë, tregjeve lokale të zonave kufitare si dhe shërbimeve mes dy vendeve.

“Do të definohet lëvizja e lirë e brezit kufitar. Ndarja e kufirit ndau në mënyrë të pamëshirshme familje, farefise, shoqëri e zona kulturore që kishin jetuar bashkë për shekuj me radhë. Banorët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë në zona kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 km në secilën anë. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që të paraqitet nevoja. Do të zhvillohet ekonomia dhe tregjet lokale do të rriten. Nxënësit do të kenë më të lehtë qasjen në shkollim andej apo këtej kufiri. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kurdo që të jetë nevoja, për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca. Do të zhvillohen ekonomia dhe tregjet lokale, si dhe shërbimet mes dy vendeve”, tha Sveçla.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result