Vazhdon shtrirja e Shoqatës së Pensionistëve të TMK, FSK dhe Simpatizantëve “ELITA”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ferizaj është mbajtur Kuvendi themelues i degës së Shoqatës së Pensionistëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve  “ELITA”.

Agjenda kryesore e Kuvendit ishte themelimi i Degës së VI-të të Ferizajt, ku kjo degë përfshinë komunën e Ferizajt,  Lipjanit, Shtimes, Kaçanikun, Shtërpcën dhe Hanit të Elezit.

Gjatë punimeve të Kuvendit, sipas strukturës së degës u zgjodhen:

Kryetar – Imri Azemi,

Nënkryetar – Elmi Hoxha,

Nënkryetar  – Naim Imeri,

Sekretar – Feim Qorrolli,

Përgjegjësi për Logjistikë dhe Financa – Visar Islami.

Në dhjetorin e vitit të kaluar Shoqata e Pensionistëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – “ELITA”, ka mbajtur kuvendin  në nivel qendrorë  ku edhe i ka zgjedhur organet udhëheqëse , kryetar është zgjedhur Gjeneralbrigade në pension Bajram Bekteshi.

Qëllimi i organizatës është të bashkojë dhe ofrojë pensionistët e TMK-së, FSK-së dhe simpatizantët e tyre, rreth intersave e synimeve të përbashkëta, si:

Ruaj, freskoj dhe zhvilloj njohuritë e fituara, derisa ishin në shërbim aktiv në strukturat e organizuara të sigurisë, me njohuritë e reja.

Të ndërtoj, ngrit dhe forcoj gatishmërinë për ti dalur në ndihmë institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës në rast të kërcënimeve, rreziqeve dhe situatave tjera emergjente për vendin dhe shoqërinë,

Kryen edhe funksione tjera  sipas nevojës, në suaza të fushëveprimit të saj.

Share This Article