Gazetari Arion Sulo, në një intervistë për RTV Ora është shprehur se presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë në një luftë permanente për udhëheqjen e së majtës në Shqipëri.
Ai shtoi se Meta ka ambicien për të marrë “konfederatën” e majtë.
Arion Sulo: “Si Meta dhe Rama janë në një luftë permanente underground për udhëheqjen e së majtës në Shqipëri. Meta vjen nga Partia Socialiste, është më i hershëm, është 30 vjeçar në atë Parti. Rama ka ardhur më vonë.
Përmbysja e ngjarjeve i ka sjellë palët në këtë rol që janë por Meta gjithmonë është me ambicien, në mos të themi të majtën e PS se duket shumë e vrazhdë, por për të marrë konfederatën e majtë që ndoshta nesër pasnesër mund të ndodhë.”