Mbretëresha Elizabeta e Dytë ka ofruar mbështetjen e saj që Dukesha e Cornwallit të jetë pasojë e fronit britanik. Ajo i është referuar si Mbretëresha Camilla në përvjetorin e saj jubilar në krye të Mbretërisë së Bashkuar.
Deklarata është marrë si një mesazh i rëndësishëm për vendimin e rëndësishëm që do të lidhet me të ardhmen e monarkisë britanike. Monarkja ka shprehur dëshirën e saj të sinqertë që Camilla të njihet si “Mbretëresha Bashkëshoqëruese” kur djali i saj i madh, Charles, princi i Uellsit, ta pasojë atë në fron.
Deklarata e saj është marrë si një mbështetje e fuqishme për rejën e familjes mbretërore. Mbretëria e Bashkuar po e shënon me manifestime të shumta 70-vjetorin e drejtimit të fronit nga Elizabeta e Dytë.




