ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 25 minutes ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 2 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 2 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 3 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ky është njeriu më i besueshëm i Putinit në Gjermani

albnews by albnews
7 February, 2022
in Bota
0
Ky është njeriu më i besueshëm i Putinit në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Matthias Waring dikur ka qenë oficer i shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore. Sot, 66-vjeçar, ai është shërbëtori më i devotshëm i Vladimir Putinit në Gjermani.

Matthias Warnig dhe Vladimir Putin njihen ngaherë. Se kur janë takuar për herë të parë, nuk dihet. Dhe kjo është mbase e kuptueshme: të dy kanë punuar për shërbimet sekrete të shteteve të tyre, të cilat ishin pjesë e “parajsës komuniste” (sipas vetëpërshkrimit propagandistik) ose “perandorisë së të keqes” (sipas definicionit perëndimor): Putin ka qenë agjent i KGB-së, Warnig i Stasit, shërbimit sekret të Gjermanisë lindore. Është në natyrën e punës së agjentëve që mundësisht të mos shpalosin asgjë nga biografia e tyre, sidomos nga koha kur kanë qenë aktivë në shërbimet përkatëse sekrete. E dëshmuar është se Matthias Warnig dhe Vladimir Putin më 1997 i kanë kaluar pushimet e përbashkëta dimërore në Davos të Zvicrës – bashkë me familjet e tyre.

Tre vite më vonë Boris Jelcini e instaloi Vladimir Putinin si pasardhës dhe për Matthias Warnigun u hapën gati të gjitha portat e Kremlinit. Thuhet se nuk ka gjerman tjetër që ka qasje pa protokoll te Putini. Warnig është anëtar i bordeve të ndërmarrjeve më të mëdha ruse: banka VTB, ndërmarrja e naftës Rosneft, gazsjellësi Transneft, Gazprom (selia në Zvicër) dhe klubi i futbollit Schalke 04, sponsor kryesor i të cilit është Gazpromi. Matthias Warnig është – krahas ish-kancelarit Gerhard Schröder – lobisti më i madh i interesave ruse në Gjermani. Ai ka përkrahur me ngulm ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2 (selia e këtyre firmave është në Zug të Zvicrës). Sipas gazetës gjermane “Die Welt” Putin takohet çdo tri javë me mikun e tij gjerman Matthias Warnig.

RelatedPosts

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkroi që më 2005 se Putini e ka takuar oficerin e Stasit, Matthias Waring, më 1989 në Dresden dhe e kishte angazhuar që të rekrutojë agjentë për shërbimin sekret sovjetik. Warnig demanton këtë version dhe thotë se për herë të parë e ka takuar Putinin më 1991 në Shën Petërburg, ku Putini ishte zyrtar i administratës së qytetit dhe Warnig dëshironte të hapte një filial të Dresdner Bankës në Rusi. Mes viteve 1986-1989 Warnig ka spiunuar firmat e Gjermanisë perëndimore në Düsseldorf dhe rrethinë – mes tyre edhe Dresdner Bankën. Më vonë kjo bankë do ta bëjë Warnigun shef të filialit në Rusi. Kur më 1993 Ludmilla Putina, gruaja e atëhershme e Putinit, u lëndua rëndë në një aksident komunikacioni, trajtimin e saj mjekësor në Gjermani e pagoi Dresdner Banka.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare më 2005 në shërbim të Putinit u vu edhe ish-kancelari Gerhard Schröder. Ai sot është anëtar i disa bordeve të ndërmarrjeve ruse, mes tyre Gazprom. Kësisoj filloi ndërtimi i një rrjeti të Putinit në Gjermani. Lojaliteti i Schröderit dhe Warnigut ndaj Putinit është i padiskutueshëm. Më 2007 Putin mbajti një fjalim në Konferencën e Sigurisë në München, i cili konsiderohet si ndarje e qartë me Perëndimin. Putin akuzoi SHBA-të se synojnë “sundim monopolar të botës”, se “i kanë tejkaluar kufijtë në gati të gjitha fushat” dhe kundërshtoi zgjerimin e NATO-s dhe Bashkimit Europian në Europën Lindore. Më 2014 Putin aneksoi siujdhesën ukrainase të Krimesë dhe Schröder i doli në mbrojtje, duke thënë se edhe Perëndimi e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare (në rastin e Kosovës). Ky krahasim është johistorik, sepse Krimeja dhe Kosova janë raste krejtësisht të ndryshme. Në krizën aktuale Schröder nuk e akuzon Rusinë, por Ukrainën për “vringëllim të shpatave”.

Për shërbimet e tij që po ia bën Kremilit, Schröder tani është shpërblyer me postin e anëtarit të bordit të Gazpromit. Sipas vlerësimeve të mëhershme Schröder merr 250 mijë euro në vit për angazhimin e tij në Nord Stream AG dhe 600 mijë për postin te ndërmarrja e naftës Rosneft. Warnig hesht kryesisht, por në prapavijë ai është tejet i angazhuar për përfaqësimin e interesave ruse në Gjermani. Gazsjellësi Nord Stream 2 është ndërtuar dhe pret certifikimin nga Berlini dhe Brukseli. “Rusia ka përkrahës të fuqishëm në Gjermani. Ata minimizojnë vrasjen e disidentëve, i ndihmojnë Moskës në bizneset me gaz dhe kanë kontakte në nivelet më të larta”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” në një hulumtim mbi rrjetin e Putinit dhe Schröderit në Gjermani.

Në një koment të botuar të hënën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ishte edhe më e qartë: “Në çështjen e luftës dhe paqes Gerhard Schröderi është në shërbim të agresorit. Gjermania duhet të tërheq konsekuencat”. Çka domethënë kjo? Si ish-kancelar Schröder gëzon disa privilegje, përfshirë një zyrë dhe një shofer. Tani ka kërkesa që Schröderit t’i merren këto privilegje për shkak se “me infrastrukturë gjermane” po i shërben Putinit. Warnig nuk ka halle të tilla. Privilegjet e tij e kanë një adresë: Kremlinin.

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result