ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 2 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 3 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 4 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 7 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta përgjigjet për gjuhën fyese ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses: Jam frymëzuar nga Edi Rama

albnews by albnews
8 February, 2022
in Albania
0
Meta përgjigjet për gjuhën fyese ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses: Jam frymëzuar nga Edi Rama
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në faqen e presidencës janë publikuar 72 pyetje përgjigjet e presidentit Ilir Meta dhënë Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera Meta thotë se fushata e fyerjeve dhe denigrimi kundër tij është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste. Gjithashtu shpjegoi se deklaratat e tij janë zhvendosur qëllimisht nga konteksti i plotë i ngjarjes dhe i rrethanave. 

Pyetja: Shprehje të tilla si “ditën e votimeve t’i mprehin sfurqet”, “Lidheni të Marrin”, “regjimit të dhunës edhe tri ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë”, “Presidenti, gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës!

RelatedPosts

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”, “një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!”, “ndëshkoni pa mëshirë më 25 prill këdo që ju bën presion me votën, këdo që tenton t’ju blejë votën, këdo që ju ka mashtruar”

“Një votë po u prek, do pritet një dorë”, apo shprehja “të fus në burg”, çfarë qëllimi kanë pasur, duke konsideruar rolin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit, si organ super partes dhe moderues i tre pushteteve të tjera?

Përgjigje: Kjo pyetje mund të jetë e influencuar nga pasojat e propagandës toksike publike të partisë në pushtet, e cila vijon pandërprerë sulmin ndaj Kreut të Shtetit. Metaforat, epitetet, alegoritë, dhe figurat e tjera letrare, do të ishin objekt interesant debati për gjuhëtarët dhe filologët, por jo për Gjykatën Kushtetuese.


Por në funksion të respektit dhe transparencës me qytetarët shqiptarë, ju kujtoj se fushata e 25 prillit 2021, u tensionua në nivele ekstreme për shkak të aktorëve politikë, duke kulmuar edhe me humbje jete (si ngjarja e Elbasanit), sulme të armatosura (si rasti i Kavajës), e dhjetra ngjarje të tjera deri në situatat shumë të rënda provokative (si ngjarjet e Fierit).
Në një situatë kaq të rëndë, e cila po përshkallëzohej dita- ditës, ishte vetëm Presidenti i Republikës, i cili mbajti qëndrime të vazhdueshme e të njëpasnjëshme, për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe strategji tensioni, si dhe për të vënë në lëvizje institucionet që të vepronin sa më parë me qëllim kryesor parandalimin e pasojave dhe/apo ngjarjeve të tjera të rënda.

Edhe në provokimin e shëmtuar të Fierit, të nxitur nga veprimet e paligjshme e provokative të Bashkisë së Fierit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, Presidenti u kërkoi publikisht kandidatëve të një force politike (LSI) të mos binin pré e provokimeve të partisë në pushtet, dhe ta tejkalonin atë situatë me urtësi.

Deklaratat dhe denoncimet publike dhe shkresore të Presidentit të Republikës, kanë qenë plotësisht në proporcion të drejtë me situatën shumë të rëndë parazgjedhore, dhe në funksion të parandalimit të përshkallëzimit dhe daljes jashtë kontrollit të saj.

Keqkuptimi i qëllimshëm, apo dhe pa dashje, i qëndrimeve të Presidentit të Republikës vjen nga zhvendosja e qëllimshme e termave të caktuar nga konteksti i plotë i ngjarjes dhe i rrethanave.

Në mënyrë të veçantë, ajo vjen nga ngatërrimi i qëllimshëm i “kushtores” me “kushtrimin”. Mjafton të harrohet, apo të hiqet një “nëse”, dhe gjithçka ndryshon si nata me ditën.

Termi “sfurqet” është përdorur në Fier, gjatë një konflikti konkret, duke iu referuar një konflikti që Presidenti i Republikës dikur e ka përjetuar personalisht në Libofshë të Fierit gjatë viti 1994, kur policia dhe banditët u bënë njësh për të dhunuar zgjedhjet, dhe kur gratë e Libofshës u detyruan të rrëmbenin sfurqet për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe
të komunitetit ku jetonin.

Presidenti i Republikës në këtë deklaratë, i ka përmendur “sfurqet” si mjete pune të banorëve të zonës. Është e pakuptueshme se përse duhet të shqetësohej mazhoranca për përmendjen e “sfurqeve”, nëse vërtet nuk synonte të prekte votën e qytetarëve ditën e zgjedhjeve.

Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv përpara një situate ku proceset zgjedhore përgjaken nga humbja e jetës së njerëzve, për shkak të presionit të partisë në pushtet por dhe mosveprimit të institucioneve ligjzbatuese, do të thotë që kërkon t`i shërbejë pushtetit të dhunës, dhe jo shtetit ku respektohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve.


Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin e Republikës pasiv përpara shpërdorimit të parave publike nga ana e qeverisë për blerjen e votës dhe shantazhimin e qytetarëve e nëpunësve të administratës për votën e tyre, do të thotë që është pro instalimit të diktaturës një partiake dhe varrosjes de facto të pluralizmit në Shqipëri.

Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin e Republikës pasiv përpara kësaj situate, dëshiron që të legjitimohet cenimi dhe asgjësimi i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur, bazë për ndërtimin e shtetit demokratik, themeli i të cilit është vota e lirë, e barabartë, dhe e pandikuar.

Aq më tepër kur vendi futet në udhëkryqe tepër të rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e tij. Shembujt nuk mungojnë. Është i njohur edhe këtu reagimi i Presidentit Rumun, zoti Klaus Iohannis7 , të një vendi anëtar të NATO-s dhe vendi anëtar të BE-së.

Presidenti Iohannis, iu bashkua protestës së qindra mijëra qytetarëve rumunë, që protestonin për një ligj që lidhej me konfliktin e interesit, dhe ai e deklaroi publikisht përpara protestuesve se veprimi i qeverisë, ishte fillimi i një grushti shteti.
E mbajnë mend gjithë qytetarët shqiptarë se ligje si ai për të cilin protestoi Presidenti i Rumanisë, miratoheshin çdo seancë në Kuvendin tonë një partiak, sipas listës së 56 ligjeve që ia kemi vënë në dispozicion Gjykatës.

Ky presion publik detyroi qeverinë rumune të kohës të tërhiqte ligjin, dhe askush nuk guxoi ta akuzonte Presidentin Klaus Iohannis, apo ta hetonte për këtë sjellje. Ky rast demonstroi se kur interesi publik vihet në rrezik, çdo reagim i fortë i Presidentit është një garanci, një mundësi dhe një shpresë, për mbrojtjen e unitetit të shtetit dhe garantimin e
interesave të qytetarëve të vendit.

Ndërkohë që në Shqipëri, Presidenti i Republikës, është përballur me një situatë shumë herë më të rëndë se kaq, sepse sulmohej drejtpërsëdrejti Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese, shteti i së drejtës, interesi publik, sistemi i drejtësisë në tërësi, dhe ndarja, pavarësia dhe balanca ndërmjet pushteteve

Pyetja 6 e gjyqtarit Altin Binaj 

Pyetja: Kuvendi pretendon se në dalje publike ka patur fyerje ndaj personave me funksione publike. A
pranohet ky fakt

Pergjigjja e presidentit: Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Faktet shumë të rënda publike lidhur me këtë gjenden në qëndrimin e dorëzuar që prej datës 1 korrik 2021, duke filluar që nga vendosja e Posterave të mëdhenj publik vendosur në akset kombëtare të vendit, nga Kryeqyteti, deri në qytete të tjera, ashtu si dhe në aktivitetet politike elektorale të Kryeministrit, i cili me video, foto, fjalë, ka fyer haptazi dhe publikisht Presidentin e Republikës.

Këto fakte janë të njohura prej të gjithë shqiptarëve. Për këtë pyetje, kemi dhënë sqarime shteruese, edhe në përgjigje të pyetjes me nr. 2, të relatorit. Është me rëndësi që edhe Gjykata të rishohë dhe tre video ku shfaqen thirrje fyese dhe sulmuese të kryeministrit ndaj Presidentit në disa mitingje/aktivitete. Bashkëlidhur këtij materiali gjeni videot përkatëse në format CD.

Më 7 shkurt në Gjykatën Kushtetuese u mbajt seanca e tretë e shqyrtimit të kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Palët lexuan konkluzionet përfundimtare dhe Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të shpallur vendimin.

https://html.scribdassets.com/31nzww5p8g9ihclx/images/1-23c49bf62b.png
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result