Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi testin rus për COVID-19 përpara takimit të tij me Vladimir Putinin e Rusisë, ka konfirmuar Kremlini.
Testi kërkonte një protokoll shëndetësor që ishte i papranueshëm dhe nuk përputhej me orarin e liderit francez, tha një burim francez për BBC-në.
Kjo pason raportet se Macroni refuzoi testin PCR nga frika se rusët do të merrnin ADN-në e tij.
Udhëheqësit mbajtën më pas një takim në distancë sociale.
Ata nuk shtrënguan duart dhe u ulën me një tavolinë katër metra të gjatë mes tyre, me vëzhguesit që pyesnin nëse Putini po e përdorte atë për të dërguar një mesazh diplomatik.
Por burimet diplomatike franceze i thanë Reuters se Macronit i ishte thënë të zgjidhte midis pranimit të një testi rus PCR për t’iu afruar Putinit ose respektimit të rregullave strikte të distancimit shoqëror.