Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi të lëshuar para pak orësh bënë me dije se duke ndjekur nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës, iu apelon qytetarëve të cilët kanë planifikuar ta vizitojnë Ukrainën në periudhën në vijim, t’i shmangen udhëtimeve në atë vend, ndërsa të gjithë aytre që tani janë në Ukrainë, nëse kanë mundësi, të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur, përcjell KlanMacedonia.
Në përputhje me këto apele MPJ ka vënë në dispozicion edhe disa numra të telefonit në mënyrë që qytetarët të cilët gjenden në Ukrainë të paraqesin të dhënat e tyre. Ndërsa shtohet se Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë ta ndjekë situatën në Ukrainë dhe në kohë të informojë për udhëzimet e mundshme se si të veprojnë qytetarët tanë atje.