Nënë Tereza mori shtetësinë shqiptare 32 vjet më parë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si sot më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare Shenjte Tereza.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Gonxhja ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova.

Mësimet e para dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika, të cilat të marra në ansambël pasqyrojnë ndijimet e thekshme që e prinë drejt vokacionit sipëror, fesë.

Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së atyshme të vajzave.

Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua faqe globit kombësia e saj shqiptare.
Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë më 5 shtator 1997. U shpall “E Lume” nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, ndërsa shenjtëria e saj u përjetësua edhe me titull nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.

Fotoja ilustron vizitën e parë në Shqipëri të kësaj ambasadoreje të pashembullt të sakrificës gjer në vetëmohim, në emër të dashurisë për njerëzimin.

Share This Article