ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare” 2 hours ago
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton 2 hours ago
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra 2 hours ago
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit 8 hours ago
Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

O’Connell: Gjëja më e lehtë në fushatë është të prezantohesh si “patrioti më i madh”

albnews by albnews
27 August, 2019
in Kosova, UK
0
O’Connell: Gjëja më e lehtë në fushatë është të prezantohesh si “patrioti më i madh”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, janë kritikuar institucionet vendore e ndërkombëtare për mos seriozitet për zbardhjen e fatit të 1653 personave të zhdukur në Kosovë.

OJQ “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur” në vigjiljen e kësaj dite mëngjesin e sotëm organizoi konferencën e dytë vjetore, teksa kërkuan që kjo çështje të zgjidhet një herë e mirë.
Pjesë e kësaj konference ishin edhe dy ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, të cilët kërkuan të bëhet më tepër për zbardhjen e personave të zhdukur. Derisa ky i fundit iu kërkoi politikanëve në Kosovë që kjo çështje mos të keqpërdoret gjatë fushatës zgjedhore, pasi siç tha ai, njerëzit janë lodhur nga kjo.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Bashkëthemeluesi i Qendrës Burimore për persona të zhdukur, Bajram Qerkini adresoi kritika të ashpra ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare, teksa tha se këta të fundit nuk kanë seriozitet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Në Kosovë asgjë fshehur nuk është bërë. Në Kosovë nuk ka asgjë që nuk dihet. Në Kosovë vetëm politikanët e pengojnë dhe na mbajnë peng, jo vetëm ata që po i lypim natë e ditë, por dhe ata mundet për të shtyrë procesin edhe në Beograd e Prishtinë. Por ndërkombëtarët na kanë më shumë borxh, sepse kanë imazhe satelitore”, tha ai.

Bashkëthemeluesi tjetër i QBPZH-së Morad Trifunoviq gjithashtu pati kritika për mos interesimin e politikës për zbardhjen e kësaj çështje, por tha se ata asnjëherë nuk do të ndalen derisa të gjejnë personin e fundit të zhdukur.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa të gjejmë edhe personin e fundit me kalimin e procesit. Derisa politikanëve në këto hapësira, jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin fatkeqësisht sipas mendimit personal nuk janë të interesuar për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur”, u shpreh Trifunoviq.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell tha se duhet të bëhet më tepër që të zbardhet çështja e personave të zhdukur, teksa iu bëri thirrje politikanëve që mos të keqpërdorin kjo çështje për arsye politike në fushatën zgjedhore.

“Mbeten 1653 njerëz të pagjetur. Ne duhet të bëjmë çmos për të zbuluar fatin e tyre pa dallim feje, etnie, familje, pa asnjë dallim u mblodhëm sot se krejt e ndajmë këtë qëllim… Qeveritë në Ballkan kanë dhënë zotimin në samitin e Londrës që mos të keqpërdoret kjo çështje për arsye politike. Është gjëja më e lehtë gjatë fushatës zgjedhore të dalësh dhe të tentosh të prezantohesh si patriot më i madh. Mendoj që njerëzit janë lodhur me prezantime të tilla të politikanëve. Më e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të mbajnë mend zotimin që kanë dhënë edhe mos të politizojnë këtë çështje. Të trajtojë çdo viktimë dhe çdo njeri të zhdukur si i barabartë. Por, atë do të bëjnë nëse ju si familjarë të respektuar kërkoni llogari prej tyre”, tha ambasadori O’Connell.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett duke përmendur procesin zgjedhor në Kosovë dhe Serbi, kërkoi nga këto vende të vazhdojnë përshpejtimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Ai po ashtu tha se partitë dhe politikanët duhet të shfrytëzojnë mundësinë që t’i tregojnë votuesve për hapat që planifikojnë të ndërmarrin për personat e zhdukur.

“Ende ka shumë punë për t’u bërë, sepse të mbijetuarit plaken dhe kujtimet zbehen. Kjo duhet të ishte një arsye për shumë njerëz që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përparimin drejt vazhdimit të bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve normale. Derisa zgjedhjet po afrohen në dy vendet, unë i inkurajoj partitë dhe kandidatët që të shfrytëzojnë mundësinë për t’i treguar votuesve që çfarë hapa planifikojnë të ndërmarrin për personat e zhdukur. Të kërkosh drejtësi për viktimat e kaluara është të ndërtosh një themel për paqe të ardhmes”, u shpreh Kosnett.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex Gacaferri iu bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë përpjekje më të mëdha për zbardhjen e personave të pagjetur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

11 September, 2025
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11 September, 2025
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

11 September, 2025
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result