Albania
Gara e 6 marsit, ku ndryshon Berisha nga Basha
Nga Lapsi.al
Gara mes dy PD-ve për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki, nuk ndryshon vetëm për mënyrën se si Basha dhe Berisha i kanë zgjedhur kandidatët për Shkodrën, Durrësin, Lushnjen, Dibrën, Rrogozhinën dhe Vorën.
Berisha në të gjithë tubimet e tij pothuajse i ka sulmuar në të njëjtën pikë kandidatët e Bashës, duke i quajtur si përfaqësues të Lulzim bravës, duke bërë një diferencë të ndjeshme me ata që anëtarësia i ka caktuar me votën e saj. Ai arriti kulmin, kur në Shkodër, e krahasoi Xhemal Bushatin me personazhin e famshëm të Zef Dedës “kunatin e shokut Xhemal”.
Por gjithësesi, përzgjedhja demokratike nuk është e vetmja diferencë me metodën e centralizuar të grupimit të vulës. Edhe në formë edhe në thelb Berisha ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga pasardhësi i vet. Dhe kjo duket në një pikë: ai është prezent kudo ku kandidatët e foltores organizojnë mitingje me elektoratin, në Sukth, në Durrës, në Dibër, në Shkodër.
Pra figura e liderit historik është qëndrore në fushatën e “shtëpisë së lirisë”. Sepse strategjia e Berishës është ta kthejë këtë sfidë në kombëtare, kundër qeverisjes së Ramës dhe asaj që ai e quan si pseudo opozita e Bashës. Jo më kot ai thotë kudo se kjo është një sprovë për të rikthyer pluralizmin e asgjësuar nga narko-shteti.
“Këto nuk janë vetëm zgjedhje për 6 bashki, ato në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësor për përmbysjen e narko shtetit dhe hapin rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë”, tha ai të dielën gjatë prezantimit të kandidatit Premtim Kryemadhi.
Ndërsa taktika e Bashës është krejt tjetër. Ai pothuajse ëshë zhdukur nga fushata. Kandidatët e tij në rastin më të mirë i kanë prezantuar zv/ kryetarët në takime të ngushta. Duket sikur Basha do ti lërë më shumë hapësirë personazheve lokalë duke dhënë mesazhin e kundërt, pra se këto nuk janë zgjedhje me konsekuenca për gjithë vendin, por një përpjekje për ti shërbyer qytetarëve ku ato zhvillohen. I pyetur po të dielën se a do të dorëhiqej nëse pësonte në 6 mars humbjen e radhës, ai i rëshkiti përgjigjes duke thënë se donte të fliste vetëm për skandalin korruptiv të inceneratorëve.
Basha po bën gjithçka për të mos i dhënë kësaj sfide pompozitetin e asaj që do të ndriçojë se kush është shumicë brenda të djathtës. Por përpos kësaj zgjedhje mos prezenca e tij ka edhe shpjegime të tjera.
Së pari Basha e pa se lëvizja e tij në rrethe nuk qe e lehtë. Kudo që provoi të shkelë jashtë Tirane, ai u prit me protesta dhe ofendime nga mbështetësit radikalë të Berishës. Dhe në një fushatë përsëritja e këtyre imazheve do të qe një autogol i pa nevojshëm. Duke lënë si violina të para secilin prej të përzgjedhurve lokalë, ai po shmang njëkohësisht edhe ndeshjen brenda llojit.
Një faktor tjetër është edhe rënia pikiatë e popullaritetit të tij që mund ta shndërrojë liderin nga ndihmë në barrë për kandidatët.
Ashtu sikurse tregoi edhe sondazhi i fundit i Euronews pëlqyeshmëria për Bashën ka zbritur, nga 66.8 %, që ka qenë në Gusht, kur ai përjashtoi Berishën, në 38.7 ne mes të janarit, kur MRB dhe Data Centrum bënë matjen e fundit.
Pra edhe për këto dy arsye Basha me sa duket nuk do të jetë prezent në fushatë.
Deri në 6 mars, me gjasë, ne do të shohim Berishën të përfshirë me mish e me shpirt në garë, duke e shndërruar atë në një sfidë kombëtare dhe pasardhësin e tij të munguar, që do e trajtojë të tërën si një problem lokal.
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Sports3 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania20 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania19 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania21 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
