ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 6 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 9 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 9 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 9 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Brukseli i trazuar, ‘Autokolona e Lirisë’ pritet të mësyjë në qendër të qytetit

albnews by albnews
14 February, 2022
in Bota
0
Brukseli i trazuar, ‘Autokolona e Lirisë’ pritet të mësyjë në qendër të qytetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Brukseli është i trazuar sot, pasi një “autokolonë e lirisë”, e frymëzuar nga Kanadaja, pritet të mësyjë  në qytet, duke kërcënuar të bllokojë qëndrën e qytetit në kundërshtim të hapur me një ndalim të lëshuar nga autoritetet publike.

Lëvizja e protestës kundërshton kufizimet kundër koronavirusit dhe detyrimin për vaksinim si edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe ndjek shembullin e demonstratave të ngjashme që u zhvilluan në Kanada, SHBA, Holandë dhe tashmë kanë arritur në Paris.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Duke zgjedhur Brukselin, qytetin ku ndodhen shumica e institucioneve të BE-së, si destinacionin e tyre të ardhshëm, protestuesit synojnë t’i drejtojnë ankesat e tyre në një nivel evropian.

Mbi 1,300 automjete u mblodhën të dielën në Lille, Francë, afër kufirit belg, për t’u përgatitur për udhëtimin e tyre drejt Brukselit.

Policia po kryen kontrolle në pikat kyçe të hyrjes midis Brukselit dhe Flanders për të identifikuar dhe filtruar shkelësit e mundshëm, sipas raporteve nga media lokale.

Ata që janë identifikuar si protestues po i drejtojnë për në vendin e ekspozitave të Brukselit, në veri të qytetit, ku do të lejohet një “demonstrim statik”.

Rritja e sigurisë dhe e mbikëqyrjes vjen katër ditë pasi autoritetet belge lëshuan urdhrin për një ndalim të protestës, duke argumentuar se pjesëmarrësit nuk paraqitën kërkesën që duhej.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të enjten, Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden, Ministri i Rajonit të Kryeqytetit – President Rudi Vervoort dhe kryebashkiaku i qytetit të Brukselit Philippe Close thanë se po mobilizonin burimet federale, rajonale dhe lokale për të parandaluar bllokimin e kryeqytetit nga autokolona dhe për të minimizuar ndërprerjen e qarkullimit për banorët e zakonshëm dhe udhëtarët.

“Deri më tani kemi vërejtur 4 – 500 automjete, makina, furgonë të vegjël. Rreth tridhjetë janë bllokuar dhe të tjerët janë shpërndarë,” tha Close të hënën në mëngjes.

Autoritetet këshilluan që të mos udhëtohet për në Bruksel nëse nuk është absolutisht e nevojshme dhe mundësisht të përdoret një mjet transporti i ndryshëm nga makina.

“Ky demonstrim nuk lejohet. Shërbimet tona po punojnë për të siguruar që rrugët tona të mos bllokohen. Nëse ju duhet të viti në Bruksel të hënën, zgjidhni transportin publik,” shkroi Vervoort në Twitter.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result