Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj mungoi të premten e kaluar në spektalin e “Big Brother VIP”. Ajo madje nuk pranoi as të shkonte në darkën e organizuar nga banorët dhe mbi të gjithë të takonte Donaldin.
Shkak për këtë u bë një batutë e Ermal Mamaqit, gjatë një diskutimi me banorët dhe disa të famshëm të tjerë, ku përmend ish-partneren e Veshajt, Bora Zemani.
Mirëpo, duket se Trixa pas gjithçka çfarë ka ndodhur ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Ajo ka zgjedhur të shkojë në një nga vendet më luksoz dhe të preferuar të momentit, Dubai.
Ishte kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj që ka postuar një foto në Instastory, ku shfaqet në një jaht në rrezet e diellit dhe pas saj vihet re krahu i Beatrixës dhe më konkretisht tatuazhi i saj.
Nga ana tjetër, Donaldi po vazhdon lojën për finalen e madhe më 18 shkurt, duke pretenduar të marrë çmimin e madh. Ai ka thënë se kjo situatë do të sqarohet kur të dalë jashtë dhe të takohet me këngëtaren.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në një bisedë me Einxhel dhe Beniadën, aktori ka treguar tri momentet e tij më të mira që ka kaluar brenda shtëpisë së famshme.
Donaldi ka përfshirë edhe puthjen e parë me Beatrixën, parashutat e binjakut të tij, Romeos dhe shitjen e pikturës të cilën e kishte bërë ai vetë.