Ministria e Jashtme ka përsëritur thirrjen ndaj Rusisë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë.
Me anë të një postimi në Twitter, Ministria e Jashtme thekson se mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
“Në këtë situatë të vështirë, ne riafirmojmë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Përsërisim thirrjen ndaj Rusisë për të qetësuar dhe për të zgjidhur diplomatikisht situatën”, shkruan Ministria e Jashtme.