Reforma territoriale, kush janë njerëzit e Bashës që do përballen me socialistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reforma Territoriale do të jetë ‘kali i betejës’ i radhës së Lulzim Bashës, e cila duket se do të pasojë me ndryshime kushtetuese.

Një ditë më parë u bë e ditur se PD-ja kishte ngritur grupin e punës për Reformën Territoriale, por pa dhënë emra se kush bënte pjesë.

Ishte deputetja Dhurata Çupi ajo që tha dje se grupi i punës do të zhvillojë takime me ekspertë dhe qytetarë në të gjithë vendin.

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar drejtues politik të Reformës Territoriale Gazment Bardhin, ndërsa drejtues teknik, Roland Bejkon.

Anëtare do të jetë deputetja Dhurata Çupi dhe diskutohet për Bledion Nallbatin e Greta Bardhelin. Por skuadra përfundimtare nuk është caktuar ende. Ditën e enjte në seancën plenare pritet të miratohet edhe përbërja e komisioneve.

Share This Article