Kryeministri Edi Rama është ngacmuar me pyetje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp që po mban me ta në SHBA.
Ai u pyet nëse ka ndonjë telepati se si do të jetë fati i Ilir Metës, nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse do të shpallet non-grata si Berisha.
“Nuk janë telepatira, por analiza që nuk janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamiken.
Duke qenë se Ilir Meta është në gjykim me gjykatën kushtetuese, s’do të doja të hyja në këtë grackë që ma ngrite me buzëqeshjeje.
Është koha që të flasë gjykata kushtetuese që të vendoset në vend nderin e nëmëkëmbur të Kushtetutës.”, tha Rama.