Festimet në nderim të Pavarësisë së Kosovës nuk janë ndalur as në Kanada, Për herë të parë në Halifaksit të Nova Scotia, Bashkia së qytetit ngriti flamuri i Kosovës. Me iniciativë të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, kryetari i saj, Esat Rexhepi falënderon edhe bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ottaëa.
Po sot, komuniteti shqiptar në Regina Saskatchewan siç pat njoftuar, organizoi ngritjen ceremoniale të flamurit me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Flamuri i shtetit tonë të dytë, do të ngrihet me krenari dhe nder me datën ditën e shtunë 19 shkurt, në ora 14:00 para Parlamentit të Saskatchewanit.
Ju ftojmë që të vini masivisht për këtë ngjarje të rëndësishme. Janë të ftuar personalitete të rëndësishme nga jeta politike në Saskatchewan dhe nga Ambasada dhe Konsullata jonë” thuhet në njoftimin e Albanian Community Association “Iliria”, Regina SK. Në njoftimin e shoqatës gjithashtu theksohet se Premieri i Saskatcheëanit, z.Scott Moe paralajmëroi largimin e masave restriktive të pandemisë, ndaj anëtarët e Kryesisë së Shoqatës janë duke bërë të pamundurën që të rezervojnë një sallë festive në mënyrë që festa e pavarësisë të vazhdoj edhe pas ngritjes së flamurit. Ditës së shënuar i janë bashkuar edhe provincat e tjera ceremonia zyrtare në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa deri në organizimet komunitare.