Nxënësit e një shkolle në Britani shpresojnë të hyjnë në librat e rekordeve botërore pasi kanë shkruar një fjali me 3350 shishe plastike.
Fëmijëve në St Eduard’s Prep in Reading i’u deshën 45 minuta për t’i renditur në rreshtin: “Ka vetëm një tokë”.
Rekordet Botërore Guinness ende nuk e kanë verifikuar totalin, por thanë se rekordi aktual është 2,560 shishe, i arritur në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe në gusht të vitit 2020.