Diplomatët britanikë kanë bërë me dije se stafi i ambasadës britanikë në Kiev do të operojë nga zyra në Lviv.
Kjo deri në një njoftim të dytë, pra zhvendosja do të jetë e përkohshme.
“Shtetasit britanikë në Ukrainë duhet të largohen tani ndërsa mjetet janë ende të disponueshme”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës.
Sipas saj, çdo veprim ushtarak rus në Ukrainë do të ndikonte shumë “rëndë” në aftësinë e Qeverisë britanike për të ofruar ndihmë konsullore në Ukrainë.
“Shtetasit britanikë nuk duhet të presin rritje të mbështetjes konsullore ose ndihmë për evakuimin në këto rrethana”, paralajmëron ambasada.
Që nga janari 2022, grumbullimi i forcave ruse në kufijtë e Ukrainës ka rritur kërcënimin e veprimeve ushtarake.