“Tradhtari dhe patrioti në Ukrainë” – gazetari ukrainas dhe politikani pro-rusë rrihen live në televizion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych përleshën gjatë një paraqitje në një televizion në Ukrainë.

Përleshja shpërtheu kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për tradhti dhe përhapje të propagandës dhe narrativave ruse në Ukrainë.

Moederatori u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë nëse dikush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton dailymail..

https://twitter.com/UkrWarReport/status/1494791327724281873?s=20&t=K4zCgf8FRJoMAZ1x-Y4-dw

Vetëm pak çaste më vonë, Butusov fluturoi në Shufrych dhe e goditi në fytyrë, pas së cilës pati një përleshje.

Kur situata u qetësua pak, Shufrych u largua nga studio për disa minuta dhe më pas u kthye dhe i tha rivalit se ishte një “provokator i zakonshëm”, si dhe se po “gërvishtej si vajzë”.

Ndryshe, ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko kanë qenë dëshmitar të rrahjes pasi ishin prezent në emisionin televiziv. 

Share This Article