Shaqiri pritet si hero nga tifozët e Chicagos, dalin pamjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri është pritur si një hero i vërtetë nga tifozët amerikanë.
Futbollisti kosovar së fundmi iu bashkua ekipit Chicago Fire duke i dhënë fund eksperiencës së suksesshme evropiane.

Dhe, 29 vjeçari vendosi ta provojë një përvojë të re përtej Atlantikut.
Ai e zhvilloi së fundmi edhe stërvitjen e parë me ekipin amerikan, shkruan “Gazeta Express”.
Por, ajo që bie në sy është pritja heroike që ia bënë tifozët e klubit futbollistit nga Zhegra e Gjilanit.

Chicago Fire përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale e ka treguar efektin Shaqiri tek tifozët, të cilët presin shumë nga “Messi Alpin”.
Shaqiri iu ka dhënë edhe autografe tifozëve, me të cilët bëri edhe fotografi.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit dhe së fundmi i Lyonit, është i vendosur të tregohet i suksesshëm në ligën MLS.
E tifozët e Chicagos do ta kenë mundësinë ta shohin magjinë e përfaqësuesit zviceran, i cili di të shënojë gola mjaft të bukur.

Share This Article