Deputetët britanikë votuan sonte një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Ky amendament, që në fakt nuk është detyrues për qeverinë e kryeministres konservatore Theresa May, u miratua nga 318 deputetë ndërkohë që 310 ishin kundër.
Nga ana tjetër perspektiva për një Brexit pa marrëveshje ka bërë që paundi britanik të bier në nivele rekord përballë monedhës unike, ku një euro u këmbye sot në tregun valutor me 86,82 paund, ndërsa një paund u këmbye me 1,3079 dollarë.