Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov ka deklaruar se “mbetemi të sigurt dhe të qetë” pas lëvizjes së Rusisë për të urdhëruar trupat që të hyjnë në dy rajone separatist në Ukrainën lindore.
Në një postim në Twitter në llogarinë zyrtare, Reznikov deklaroi se“Kremlini njohu agresionin e tij kundër Ukrainës”.
Pas zhvillimeve të fundit dhe hapave që Rusia ndërmori mbrëmë për njohjen e pavarësisë së zonave separatiste ai tha se janë të gatshëm të mbrojnë veten.
“Ne jemi të gatshëm dhe në gjendje të mbrojmë veten dhe sovranitetin tonë”, shtoi ai.
“Bota nuk mund të heshtë. Sanksionet? Një tjetër tullë në mur? Muri i ri i Berlinit?”, deklaroi tutje ministri ukrainas.