Pas intensifikimit të tensioneve me Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, ka vendosur të shpallë gjendjen e emergjencës.
Zyrtari i sigurisë, Oleksiy Danilov, u shpreh se gjendja e emergjencës do të shpallet në të gjitha rajonet e vendit, përveçse në Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.
Sipas Danilov, gjendja e emergjencës do të zgjasë 30 ditë, po fillimisht duhet të miratohet nga parlamenti ukrainas.