A po përballet miliarderi rus Roman Abramovich me saksionet britanike ndaj Rusisë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme kryeministri britanik Boris Johnson paraqit saksionet ndaj Rusisë pas përshkallëzimit të situatës, me njohjen e dy rajoneve separatiste pro-ruse Donetsk dhe Luhansk nga Rusia.

Në këto saksione u përshinë banka dhe oligarkë të njohur rusë.
Por në Dhomën e Komunave Boris Johson u pyet nëse do të përballet dhe Roman Abramovich, miliarderi rus pronar i Chelsea Football Club në Angli me këto sankisone.

Kryeministri britanik u përgjigj duke thënë se Mbretëria e Bashkuar mund “me siguri të synojë anëtarët e Dumës [parlamenti rus]”, duke shtuar se :“Abramoviç tashmë po përballet me sanksione”.

Deputeti laburist Chris Bryant u tha më vonë deputetëve: “Unë nuk mendoj se Abramovich është sanksionuar. Abramovich nuk është i listuar në bazën e të dhënave nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Zbatimin e Sanksioneve Financiare ndaj Rusisë.’

Por më vonë zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik u tha gazetarëve se Johnson “ka folur gabim” kur i tha Parlamentit se Abramovich po përballet me sanksione.

Ndërsa zoti Abramovich nuk figuron në listën zyrtare të individëve të sanksionuar, atij iu mohua viza në 2018.

Ai është parë rrallë në ‘shtëpinë e tij’ në stadiumin e Chelsea-t në Stamford Bridge vitet e fundit madje hodhi poshtë dhe planet për një rinovim të terrenit prej 1 miliard paund.

Share This Article