Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Londër, pasi një 37-vjeçar është kapur duke injektuar gjakun e tij në produktet ushqimore në të paktën 3 supermarkete.
Daily Mail, njofton se 37-vjeçari, i cili ushtron profesionin e avokatit ka shkaktuar dëme në tre supermarkete në vlerën e 500 mijë paund.
Megjithatë ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjë nga produktet e “infektuara” janë blerë nga klientët e supermerakteve.
Mësohet se 37-vjeçari është arrestuar pasi roja e një nga 3 supermarketeve pa videon ku 37-vjeçari injektonte me gjilpëre gjakun e tij në produktet ushqimore nëpër raftet e supermarketit./abcnews.al/