Mbrëmjen e djeshme Rusia ka nisur bombardimet në Kiev, duke lëvizur makineritë ushtarake pas urdhërit të presidentit rus, Vladimir Putin, për një operacion ushtarak brenda territorit të Ukrainës.
Deri më tani, jo-zyrtarisht, është raportuar për mbi 300 viktima në Ukrainë, si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve nga Rusia dhe ushtarët rusë.
Ndër viktimat është edhe një fëmijë i mitur, pamjet e të cilit janë publikuar në rrjetin social Twitter.
Sipas përshkrimit, i mituri ka qenë duke ngarë biçikletën në rrugë, kur ka gjetur vdekjen si pasojë e bombardimeve ruse.
Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare i ka bërë edhe një herë thirrje presidentit rus për t’u tërhequr nga veprimet në Ukrainë.