Një betejë e ashpër është duke u zhvilluar për kryeqytetin e Ukrainës mes forcave ruse që kanë sulmuar që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes.
Me dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur, shumë objekte janë shkatërruar, ndërsa edhe disa avionë e helikopterë nga të dy palët janë rrëzuar.
Një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 është rrëzuar në orët e para të së premtes, sipas zëvendësministrit të Brendshëm të Ukrainës, Evgeny Yenin.
Dyshohet se pjesë të avionit kanë rënë mbi një shtëpi dykatëshe duke e shkatërruar pjesërisht atë.