Rusia sqaron “operacionin special”: Po çlirojmë Ukrainën, hymë për ta çarmatosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia thotë se operacioni ushtarak në Ukrainë po bëhet për çarmatosje dhe për çlirimin e ukrainasve. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov thotë se presidenti Volodimir Zelenski po gënjen kur thotë se është i hapur për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës.

“Në përputhje me detyrimet tona aleate, Presidenti Putin vendosi të kryejë një operacion të posaçëm ushtarak për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës në mënyrë që, të çliruar nga kjo shtypje, vetë ukrainasit të mund të përcaktojnë lirisht të ardhmen e tyre. Presidenti Zelensky ju tha një gënjeshtër, thjesht po ju mashtronte. Zelensky përmendi negociatat në të paktën dy dimensione: së pari, kur ai refuzoi kategorikisht të respektonte marrëveshjet e Minskut dhe gjatë gjithë kohës u bëri thirrje aleatëve perëndimor për të mbledhur formatin e Normandisë me ose pa arsye, duke mos garantuar që takimet të shoqërohen me rezultate konkrete. Ai po ju thotë gënjeshtra tani, duke pretenduar me fjalë të thjeshta se është gati të diskutojë një status neutral për vendin e tij. Rusia ofroi më herët çdo opsion për të garantuar sigurinë. Prandaj, Presidenti Zelensky është i vetëdijshëm për mundësitë e humbura”, tha Lavrov.

Share This Article