ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 2 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 3 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Anija e “fundit” nga Rusia me 3030 tonë grurë mbërriti dje në Durrës

albnews by albnews
1 March, 2022
in Albania, Technologji
0
Anija e “fundit” nga Rusia me 3030 tonë grurë mbërriti dje në Durrës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kulmin e sanksioneve që Perëndimi ka vënë ndaj Rusisë për shkak të sulmeve të saj në Ukrainë, një anije me grurë që ishte nisur para 13 ditësh mbërriti dje në orët e para të mëngjesit në Portin e Durrësit. Në bordin e anijes ndodhen 3030 tonë grurë rifuxho, të cilat janë në proces shkarkimi mësohet nga burimet zyrtare të portit të Durrësit. Ngarkesa nga ky vend duket se do të jetë e fundit, pasi importuesit pohuan se kanalet e tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur lufta nisi. Anija “Slavianka” që lundron në flamurin Rus, solli dje në Shqipëri një sasi gruri e cila është sa 1 për qind e importit të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhën nga Ukraina, sipas INSTAT. Te dy vendet në konflikt janë lojtar të rëndësishëm global në eksportin e drithërave.

RelatedPosts

E kërkon klubi i Serie A, Uzuni mund të braktisë SHBA-në për t’u rikthyer në Europë

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Si do të diversifikohen burimet e furnizimit

Lufta do të ketë ndikim në prodhimin e ardhshëm, pasi gruri është në fazat e para të rritjes dhe korrjet e reja janë në korrik. Adi Haxhiymeri një nga importuesit kryesor të grurit tha se vendi nuk do të mbetet pa furnizime, por pohoi se çmimi i importeve të reja do të jetë më i lartë. Importuesit janë në fazë intensive të ndryshimit të burimeve të furnizimit. Portet ruse dhe ukrainase në Detin e Zi ishin të mbyllura edhe sot. Një terminal rus, Novorossiysk, mbetet funksional, por me rritjen e sanksioneve ndërkombëtare, ka të ngjarë që të dërgojë vetëm vëllime të kontraktuara më parë me pak shpresa për të rezervuar shitje të reja.

“Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 29% të eksporteve globale të grurit, 19% të furnizimeve botërore të misrit dhe 80% të eksporteve botërore të vajit të lulediellit,” raport agjencia “Reuters” dje në mëngjes.

Ndërkohë, procesi i mbjelljeve të pranverës në Ukrainë pritet të fillojë së shpejti dhe shumë pasiguri mbeten për kapacitetin e prodhimit të vitit 2022. Fermerët duhet të fillojnë së shpejti punën në terren dhe ka një pikëpyetje të madhe se do funksionojnë në kushtet e luftës. Sakaq kërkesa e tregtarëve për të blerë grurin Rus ka qenë thuajse zero pas datës 24 shkurt, njoftoi Agjencia “Reuters”.

Pas forcimit të sanksioneve çmimi i grurit në bursa u rrit dje me 6.4%./MONITOR

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result