“Është detyra ime të luftoj”/ Kampioni i botës në boks i bashkohet ushtrisë ukrainase

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak muaj më parë, kampioni i botës Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit, ndërsa tani është kthyer në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tij.

Kur u pyet nga CNN se pse ishte kthyer, ai u përgjigj: “Çfarë do të thotë, pse?”

 “Është detyra ime të luftoj, të mbroj shtëpinë time, familjen time. Unë duhet ta bëj këtë,” tha ai, duke folur nga një bodrum në Kiev.

Ai shtoi se nuk donte të vriste askënd, por do të bënte atë që ishte e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij.

I pyetur nëse kishte frikë, ai tha: “Shpirti im i përket Zotit, dhe trupi im dhe nderi im i përkasin vendit tim, familjes sime. Pra, nuk ka frikë. Absolutisht asnjë frikë“.

Ndeshja e fundit e 35-vjeçarit në ring ishte në shtator, kur ai u bë kampion i botës në peshën e rëndë duke fituar një vendim unanim ndaj Anthony Joshua.

Share This Article