Perëndimi po “plagos” veten për të “vrarë” ekonominë Ruse. Formula për të frenuar mësymjen e Federatës ndaj Ukrainës përbëhet kryesisht nga sanksione dhe embargo.
Bllokada e importeve të hidrokarbureve, një ndër pikat e forta ku mbështetet një pjesë e mirë e ekonomisë ruse është një ndër masat që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë. Si pasojë, çmimi i naftës së papërpunuar ka arritur në 118 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në nëntë vite.
Pas rritjes së çmimit në fillim të hidrokarbureve në fillim të shkurtit, ekspertët paralajmërojnë se një shtrenjtim i dytë do të ndodhë këto ditë.
Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej gati 200 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.