Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të NATO-s për agresionin ushtarak rus në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë që forcat ruse përparojnë në Ukrainë, një takim i jashtëzakonshëm i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ministrat e vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.

Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si edhe  Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zj. Olta Xhaçka.

Share This Article